Pas sukesit përballë Ferencvaroshit të Myrto Uzunit dhe kalimin në fazën tjetër të Champions League, Juventus numëron milionat e fituara.


Sipas asaj që shkruan e përditshmja torineze “TuttoSport”, skuadra e drejtuar nga Andrea Pirlo ka futur në xhep rreth 33 milionë euro, të garantuara nga UEFA, përcjell Ora News.

Lexo edhe;

VIDEO/ Uzuni i shënon Juves dhe “fluturon” si CR7


15,3 milionë për prezencën në Champions League, 2,7 milionë euro për çdo fitore në grup, 900 mijë për barazimet dhe 9,5 milionë për kalimin në fazën tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm në Europë, raporton Ora News.

Pas 4 ndeshjesh, Juventus numëron 9 pikë në Grupin G, duke patur përpara Barcelonën me pikë të plota, ndërsa që të dyja kanë siguruar tashmë kualifikimin për në 1/8-at.