E ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora, pedagogu Klementin Mile u shpreh se nuk e kupton pse duhet të ketë një debat mes Ramës dhe Metës.

Ai shtoi se Rama është i interesuar për një debat me Metës për ta nxjerrë nga kostumi i presidentit dhe të sjellë përçarje në opozitë.

Mile: Debati në distancë ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë. Unë do ta kuptoja shumë një debat mes presidentit dhe kryeministrit. Ka sens mes Bashës dhe Ramës. Por kjo po ndodh në distancë. Meta ka të drejtë të dekorojë kë atij i duket e drejtë, ndërsa nuk e shoh pse Rama duhet të ndërhyjë.

Unë mendoj se Rama duket i interesuar që ta nxjerrë Metën nga kostumi i presidentit duke e kthyer në një kryetar të opozitës e LSI-së. Kjo sjell përçarje se kush do të jetë kreu i opozitës. Ka shumë njerëz që tërhiqen nga batutat e Ramës, por besoj se janë militantët. Populli i gjerë mendoj se nuk është i interesuar për këtë gjë.