Profesori dhe publicisti i njohur nga Prishtina, Milazim Krasniqi, ishte i ftuari i gazetarit Sebastian Zonja në Ora News.

Përmes një lidhjeje Skype, Krasniqi, teksa u ndal te ideja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, u shpreh ndër të tjera se ky projekt tashmë është një relike e së kaluarës.

“Projekti tjetër është projekti irendentist. Me idenë e bashkimit, që shqiptarët i kanë si relike sa herë janë në kriza dhe sa herë s’dinë se çfarë të bëjnë me realitetin. U kthehen andrallave të së kaluarës për gjasme bashkimin kombëtar, i cili është një projekt që ka qenë human dhe fisnik në shekullin e 19-të dhe deri në Luftërat Ballkanike por pastaj ka pësuar disfatë historike. Dhe si e tillë është një relike e së kaluarës.

shqiptarët, edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni dhe në të gjitha hapësirat ku jetojnë duhet të fokusohen në ato realitete shtetërore dhe gjeopolitike që kanë. Të përpiqen të faktorizohen brenda tyre. Të japin kontributin për përmirësimin e jetës së shtetasve dhe të mos luajnë lojëra nga të cilat ka më shumë ngritje të dyshimeve për qëllimet e fshehta të shqiptarëve se sa mund të realizohen si projekte”, tha ndër të tjera Milazim Krasniqi.