Gara për titull në Serinë A duket e mbyllur me Interin që po ecën drejt titullit ndërsa Milan, Juventus, Atalanta, Napoli, Lazio dhe Roma po luftojnë për 3 vendet e tjera që të cojnë në Champions League. Dy ndjekësit më të afërt të Interit, Milan dhe Juventus ne fakt kanë nisur bisedimet për një shkëmbim interesant që do të bënte punë për për të dyja skuadrat, si nga ana sportive ashtu edhe teknike dhe bëhet fjalë për mbrojtësin Romagoli dhe mesfushorin Bernardeschi.

Të dy këta lojtarë menaxhohen nga i njëjti agjent, Mino Raiola dhe pothuajse janë në të njëjtën situatë, jo të padiskutueshëm në ekipet e tyre dhe me kontrata që skadojnë në vitin 2022 dhe e vetmja diferencë janë pagat ku ai i Juves përfiton më shumë, 4 mln euro.

Të dy këta lojtarë janë ndjekur nga ekipet respective më parë në merkato dhe ky mund të jetë rasti më i mirë sepse ekziston rreziku që duke mos rinovuar kontratat, si Romagnoli ashtu edhe Bernardeschi të largohen falas pas një viti dhe kjo nuk i shërben askujt. Gjithçka është një ide fillimisht por dëshira e mbrojtësit dhe mesfushorit italianë do të ndikojë së tepërmi në vendimin final në bisedimet mes klubeve.