Milan-Atalanta, Pioli: Mandzukiç gati. Ja pse kemi fituar shumë penallti

Milan-Atalanta, Pioli: Mandzukiç gati. Ja pse kemi fituar shumë

Milan-Atalanta është një nga duelet më të bukura të javës së 19-të në Serie A.

Ndeshja luhet nesër në ora 18:00, në “San Siro” dhe duket një test i vështirë për ekipin kryesues.

Në konferencën para ndeshjes trajneri i kuqezinjëve Stefano Pioli e cilësoi Atalantan si një ekip i fortë që meriton komplimentet, ndërsa preku edhe tema të tjera të aktualitetit te skuadra që drejton duke u ndalur edhe te afrimi i Mario Mandzukiç.

Atalanta - Është një skuadër e fortë, ata meritojnë komplimente. Nesër do të futemi në fushë për të fituar, nevojitet një ndeshje plot intensitet për t’ia dalë. Kemi shumë respekt për Atalantën. Luajnë në Champions prej dy vitesh dhe po bëjnë një punë të shkëlqyer.

Ata nuk i kanë fituar dy ndeshjet e fundit në kampionat, kjo tregon se Serie A është shumë kompetitive. Do të përballen dy ekipet me numrin më të madh të dueleve, kështu që prisni një përballje shumë fizike nesër.

Mandzukiç - Mario ka një gjendje të mirë fizike, edhe pse ritmi i ndeshjeve i mungon. Mund ta aktivizojmë menjëherë. Kishim dy opsione: ta lejonim të punonte 4 javë ose ta aktivizonim direkt. Kemi zgjedhur opsionin e dytë, është gati për nesër. Ai e njeh kampionatin dhe është përshtatur shpejt. Ekziston mundësia t’i aktivizoj bashkë me Ibrën, ai me këtë ide erdhi te ne, por Mario ka nevojë të gjejë ritmin dhe të përmirësojë gjendjen e tij fizike. Duam të kemi sa më shumë alternativa, nuk duam t’i japim pika referimi kundërshtarëve.

Dy janë vlerat e shtuara të këtij Milani: vazhdimësia e rezultateve pozitive dhe bindja që kemi krijuar te forca dhe kualiteti ynë. Ky është sekreti ynë. Objektivi ynë nuk ndryshon, duam të renditemi në një nga katër vendet e para në kampionat. Po luajmë një futboll ofensiv, kalojmë shumë kohë në zonën kundërshtare. Ky është shkaku pse kemi fituar shumë penallti dhe kemi goditur shumë herë shtyllat dhe traversat. 

Theo Hernandez - Jam i lumtur që e kam përsëri në dispozicion. Ka humbur një javë stërvitje, por kishte nevojë për t’u çlodhur. Dalot e ka zëvendësuar mirë, por Theo na jap shumë zgjidhje në dy fazat e lojës.

Merkato - Tomori është një lojtar agresiv dhe i shpejtë. Deri tani e kam parë vetëm në video, por kam krijuar përshtypje pozitive për të. Duhet ta njohim më mirë dhe t’i japim kohën e duhur për t’u përfshirë në mekanizmat tona.

Sport Lajme Futboll stefano pioli mandzukic milan-atalanta

EMISIONET