Kompania amerikane e teknologjisë, Microsoft akuzoi Kinën për sulme kibernetike ndaj postave elektronike (e-maileve) të shumë institucioneve, organizatave dhe kompanive në SHBA.

Sipas lajmit të BBC, Microsoft vuri në dukje se piratët kompjuterikë kinezë që sulmuan serverët e-maileve janë me mbështetje shtetërore, shumë të aftë dhe të ditur.

Kompania amerikane e teknologjisë njoftoi se në këto sulme janë përdorur pikat e dobëta të cilat nuk janë zbuluar më parë në versionet e ndryshme të programeve të serverit dhe se emri i grupit kinez të hakerëve që kryen sulmin është “Hafnium”.

Në sulme janë vendosur në objektiv, hulumtuesit për sëmundjet epidemike, kompanitë ligjore, institucionet e arsimit të lartë, kompanitë e industrisë së mbrojtjes si dhe organizatat e mendimit dhe të shoqërisë civile, njofton Microsoft, duke shtuar se kanë kryer përditësime në programe për të eliminuar dobësitë.

Kina thirrje Microsoft-it për “përgjegjësi”

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin në një konferencë për media në kryeqytetin Pekin, lidhur me akuzat e Microsoft-it tha se ndjekja e shenjave të sulmeve kibernetike është një çështje teknike dhe komplekse.

Ai tha se ndërthurja e drejtpërdrejt e një qeverie me këto sulme është një çështje e ndjeshme politike. “Kina shpreson që mediat dhe kompanitë përkatëse të tregojnë qëndrim profesional dhe përgjegjës dhe që karakteret e sulmeve kibernetike të bëhen duke u bazuar në prova të mjaftueshme në vend të akuzave dhe parashikimeve të pabaza”, tha Wang.