Banorët e Mianmarit u derdhën edhe të shtunën në rrugët e qyteteve për të protestuar kundër ushtrisë.

Ata ndeshën sërish kundërpërgjigjen e forcave të rendit.

Një ditë më parë, i dërguari i vendit i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të ndërhyjë për të rikthyer demokracinë në vend.

Që prej 1 shkurtit, shteti i Azisë Juglindore është nën komandën ushtarake, pasi krye-qeveritarja e vjetër është arrestuar dhe revolta popullore për lirimin e saj veçse e ka egërsuar regjimin e ri.

Studentë, gra, punonjës të administratës, përfaqësues fetarë madje edhe oficerë policie i janë bashkuar lëvizjes për mosbindje civile.

Më shumë se 1,700 janë ndaluar në mënyrë arbitrare.

Mbi 50 civilë, shumica të rinj, kanë mbetur viktima nga armët e zjarrit.

Funerali për një protestuese 19-vjeçare u mbajt të premten.

Ajo ishte një ndër 38 të vrarët e ditës së mërkurë, dita më e përgjakshme që kur filloi revolta qytetare.

Lexo edhe: Përshkallëzohen protestat në Mianmar, 4 të vrarë dhe disa të plagosur