Metrologjia në SPAK, Malaj: Basha nuk ka pse të presë të vijë në pushtet, skanim dhe hetim të thellë PPP-ve

Metrologjia në SPAK, Malaj: Basha nuk ka pse të presë të

Presidenti, Ilir Meta, ka çuar në SPAK ligjin për metrologjinë vetëm tre ditë pasi e ktheu në Kuvend për rishqyrtim.

Argumenti kryesor i Kreut të Shtetit është se ky ligj u çel rrugën dhjetëra koncesioneve të tjera të fshehta në shkelje të Kushtetutës.

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, në një intervistë për Rtv Ora thotë se transferimi i disa funksioneve publike te privatët nuk ka plotësuar ato detyrime që ka ky lloj partneriteti.

Malaj: Kthimi i shpresës te shqiptarët do të vijë nga rastet reale që do të goditen pasi PPP prereferenciale dhe transferimi i disa funksioneve publike te privatët nuk ka plotësuar ato detyrime që ka ky lloj partneriteti, e para që duhet të jetë më i shpejtë dhe së dyti më i mirë dhe me kosto më të ulët. Nuk është ndonjë shkencë e madhe por është presioni që vjen nga kapja e shtetit që shërbimet publike ku konkurrenca është e pakët u jepen kompanive private dhe fitimet janë abuzive.

LEXO EDHE: Në SPAK procedura e metrologjisë, Presidenti kërkon sekuestrimin e letrave në Qeveri e Kuvend

Sipas tij, edhe vlërsimi i Monitor dhe BERZH që kompanitë që po ecin më shumë në ekonominë shqiptare janë kompanitë që favorizohen në treg ose në investimet publike është këmbanë alarmi për ekonominë që po ndërtojmë.

Malaj: Një ekonomi në të cilën korrupsioni dhe kapja e shtetit bëhen sundues, konkurrenca vritet, biznesi e humbet besimin për të investuar dhe ne do të futemi në një cikël midis varfërisë dhe korrupsionit.

Duke vlerësuar rrugën ligjore të Presidentit, ai kërkon që edhe opozita të kalojë në sitë këto PPP.

Malaj: Nëse duam ta presim këtë zinxhir ciklesh negative patjetër që rruga e zgjedhur nga presidenti por edhe premtimet që ka bërë lideri i opozitës që do të .. madje duhet ta bëjë tani nuk pse pret të vijë në pushtet,të skanohen të gjitha PPP. Duhet të shkojnë në një skanim dhe hetim thellësisht profesional në mënyrë që të minimizohen. Presioni është i madh, sa më shumë rritet biznesi abuzim aq më shumë ai shtrin duart në ekonomi dhe politikë. E vetmja gjë që mund ta presë këtë zinxhir negativ janë strukturat për të cilat po harxhohen milionat nga taksapaguesit amerikanë dhe europianë.

Ligji për metrologjinë ka lidhje të rëndësishme edhe me koncesionin e pompave të karburanteve.

Malaj: Nuk është vetëm ai, është dhënë koncesion për skanerin në dogana ku biznesi kosovar dhe ai shqiptar ankohet më shumë, ngjyrosja e naftës, pullat fiskale.

Nëse ky ligj miratohet nga Kuvendi, që me gjasa do të ndodhë, atëherë çdo koncesion metrologjik mund të jepet pa garë, vetëm me firmën e një Drejtori.

Malaj: Nuk mund të ketë decentralizim. Kjo tendencë ushqehet nga fakti që një qeverisje arrogante ka arritur të nënshtrojë punonjësit, ata do të jetë viktimat e para të hetimeve, të firmosin marrëveshje të cilat kanë krijuar borxhe të mëdha dhe kosto të rënda. Të kalosh një shërbim, nga shërbim publik në privat dhe ta ndash në 50 duar më shumë është një tendencë për të fshehur thelbin e asaj që po bën sesa për të rritur cilësinë e shërbimit dhe për të ulur koston e saj.

Në intervistën për Rtv Ora, eksperti i ekonomisë komentoi edhe raportin e OBSH, sipas të cilit kostot për të kuruar Covid po rrënojnë ekonomikisht 12% më të varfër të popullsisë shqiptare.

Malaj: Duhet të ndërgjegjësohemi për bashkëjetesën mes ekonomisë dhe pandemisë. Nga qeveritë kërkohet që me fokusin për të reduktuar në maksimum humbjet dhe  të infektuarit të mundet të mbajmë gjallë dhe ekonominë sepse edhe mbyllja e ekonomisë vret. Ajo që publikon OBSH është shqetësim që nuk vjen për herë të parë.Edhe BB para pak kohësh indentifikoi se sistemi i mbrojtjes sociale në Shqipëri është i dobët. Qeveria miratoi 2 paketa. Përballë presionit për të mos shkurtuar mbështetjen për PPP, qeveria uli në minimum mbështetjen për shtresat sociale dhe në këtë rast qeveria ishte më shumë e orientuar nga oligarkia sesa nga papunësia dhe varfëria.

Verndimin më të fundit të qeverisë për kufizim të orareve e sheh pozitiv për sakohë që nuk na çon drejt një mbyllje finale.

Malaj: Është opsion ofektiv dhe duhet parë si mundësi për të mos shkuar nga kufizimi në mbyllje. Por në të gjitha vendet e botës ditën që kryeministrat dhe presidentët kanë deklaruar se do të aplikojnë masa shtrënguese paralelisht kanë njoftuar se do të aplikojnë këto paketa ndihme. Kryeministri grek deklaroi mbylljen e një zone të caktuar të vendit dhe masat konkretet me të cilat do të asistoheshin ata që do të prekeshin.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana

Vendi Ekonomi Lajme ilir meta Politikë ligji per metrologjine

EMISIONET