Meta tregon pse vuri maskën: Shpresoj të reflektojnë edhe ata që bëjnë ligje për oligarkët

Meta tregon pse vuri maskën: Shpresoj të reflektojnë edhe ata

Presidenti Ilir Meta doli sot për herë të parë me maskë. I pyetur përse e vuri maskën, nëse ishte reflektim ndaj rasteve të shtuara apo reflektim ndaj apelve të kryeministrit Meta u përgjigj:

"Unë e kam pasur tmerr dhe e kam tmerr të mbaj maskë porn ë moment aktuale për të mos lënë asnjë hapësirë për spekullim jam I detyruar të vendos maskën dhe tu bëj thirrje të gjithëve të vendosin maskën.

Meta tha se veprimi i tij është ndërgjegjësim për qytetarët e thjeshtë në kushtet kur qeveria nuk po menaxhon si duhet pandeminë.

"Kjo nuk ka të bëjë thjesht me thirrjet aktuale të kryeministrit por me përkeqësimin dhe mesazhin që duhet dhënë të gjithë qytetarëve që në kushtet që qeveria po kujdeset kaq shumë për oligarkë dhe shpresojmë të reflektojë ata të kujdesen më shumë për të ruajtur njëri tjetrin, mbajtur distancat.

Nuk është çështje e kryeministrit se na mbushi mendjen që 3 muaj maska ishte e pavlerë, tani ka dalë në variantin tjetër. Kjo është positive dhe duhet të bëj çdo gjë që qytetarët të kenë maskat sepse nuk është kaq e thjeshtë për shumë qytetarë të kenë ato përvecse për të shtuar numrin e testeve dhe rritur aftësinë e gjurmimit .. nëse e shihni si reflektim shpresojmë të reflektojnë dhe ata që bëjnë ligje për oligarkët e deri tek tensionimet artificial të kësaj situate që kërkon përgjegjshmëri tjetër.

Meta e mbylli me mesazhin: "Kushtetuta vijë e kuqe, flakë e kuqe"

Vendi Lajme ilir meta koronavirusi ne shqiperi Politikë Lajmi i fundit maske

EMISIONET