Meta thirrje qeverisë: Bëni tamponin falas për qytetarët në Kakavijë

Meta thirrje qeverisë: Bëni tamponin falas për qytetarët

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me situatën e shkaktuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se qytetarët e ndodhur në këtë pikë kufitare, nuk mund të trajtohen si njerëz pa atdhe dhe pa shtet.

Meta i bën thirrje qeverisë shqiptare të marrë të gjitha masat dhe të kryejë falas tamponin e Covid-19 për qytetarët.

Gjithashtu, Presidenti i kërkon autoriteteve greke të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook

Qytetarët shqiptarë, të cilët prej ditësh ndodhen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në kushte tejet të vështira dhe në prag të një krize humanitare, nuk mund të trajtohen si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet.

Përsëris thirrjen e fortë drejtuar qeverisë shqiptare për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të marrë të gjitha masat, për informimin me transparencë, realizimin FALAS dhe në vendin ku ndodhen të tamponëve për COVID-19.

Kontaktet me Greqinë të jenë konstante dhe vetëm në funksion të një zgjidhjeje të menjëhershme.

Aktet e forcës janë të papranueshme!

I kërkoj autoriteteve greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe lidhjeve të forta tradicionale mes dy popujve, të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës, imazhet e së cilës turpërojnë të dyja vendet.

Çdo qytetar i republikës së shqipërisë meriton të trajtohet me dinjitet!

Vendi Lajme ilir meta Aktualitet rradhe ne kakavije

EMISIONET