Taksat ju vilen vetëm bizneseve që nuk janë të lidhura me qeverinë”.

Kështu shprehet në një postim të tijin në Facebook, presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili publikon edhe një grafik, sipas të cilit, edhe pse biznesi taksohet më shumë, arkëtimi në buxhet është më i ulët.

Të ndihmojmë biznesin, për të ndalur shpopullimin!“, shkruan më tej presidenti Meta.

Ilir Meta: Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulta, krahasuar me vendet e rajonit.

Arsyeja është e thjeshtë: taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë.

Bizneset nuk mbështeten njësoj, ndaj investitorët largohen.

Të forcojmë ekonominë duke luftuar pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik!

Një klimë e mirë biznesi do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë investime, më shumë zhvillim.

Të ndihmojmë biznesin, për të ndalur shpopullimin!

Grafiku i publikuar nga Meta