Presidenti Ilir Meta shprehu solidaritetin me gazetarët duke marrë shkas nga mesazhet shantazhuese të dërguara nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në adresë të gazetarëve.

Ilir Meta: “Dua sot të shpreh solidaritetin më të fortë me të gjithë gazetarët që janë në një presion brutal nga të gjitha drejtimet për shkak të tmerrit nga raportimi i të vërtetave të tyre në publik. Tmerri nga fjala e lirë dhe pasqyrimi i së vërtetës është tipari kryesor i regjimeve kriminale që nuk e bazojnë qeverisjen mbi votën e lirë dhe fjalën e lirë, por në mbajtjen të shtypur dhe të frikësuar të popullit të tyre. Asgjë nuk e ndal Ndryshimin! Madje koha e Ndryshimit ka kaluar prej 4 vitesh. Tani ka ardhur Kohë tjetër!

Meta fton të gjithë gazetarët që ta njoftojnë presidentin kur pronarët e tyre dorëzohen para presioneve të pushtetit dhe të themelojnë bashkë një media transparente.

Ju lutem gazetarëve të më njoftojnë që kur të gjithë pronarët e tyre të dorëzohen para presioneve të pushtetit, të themelojmë së bashku një media transparente që ta nisë Kohën e Re me Përmbysjen e këtij regjimi të neveritshëm mediatik që turpëron çdo njeri me minimum dinjiteti. Mos u dorëzoni para presioneve të pushtetit dhe pronarëve! Kujtoni poezinë e Havzi Nelës dhe do i qëndroni misionit tuaj fisnik në shërbim të të vërtetave dhe popullit shqiptar që meriton të rimarrë në dorë fatet e Tij.”

Meta thekson se si president e si qytetar është me gazetaren Beti Njuma dhe familjen e saj të lënduar nga rrugaçëria e një pushteti të pacipë dhe brutal.

“Si President, por edhe si qytetar, jam sot me gazetaren Beti Njuma dhe familjen e saj të lënduar nga rrugaçëria e një pushteti të pacipë dhe brutal, por edhe me të gjithë kolegët e saj të cilët shantazhohen çdo moment. Çdo shqiptar që do një media në shërbim të së vërtetës do jetë aksioner! Dhe Bordi Drejtues do jetë i përberë vetëm nga gazetarë kurajozë të cilët janë shantazhuar, kërcënuar dhe lënë pa punë nga regjimi.”

Deklarata e Metës solli reagimin e kryebashkiakut Erion Velia i cili vleresoi lajm te mire faktin që Meta ka marrë iniciativen për media të re transparente. Si kundërpërgjigje Veliaj mori nga zedhenesi i presidentit Tedi Blushi

Gjynah që Lali Fiku nuk vlen më as si gjethe Fiku për “tërmetet” e Bablokut!”



Lexo edhe: Këshilli Shqiptar i Medias: Mesazhet e Veliajt për Beti Njumën fyese e presion i hapur, të dalë të kërkojë falje publikisht