Presidenti i Republikës Ilir Meta ka postuar një status të ish-Presidentit, Bujar Nishani, i cili thotë se në 6 mbledhjet e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë nuk është arritur asnjë produkt.

Sipas tij, vetëm një Shqipëri me kredenciale demokratike dhe që plotëson kushtet e çeljes së negociatave e ndihmon edhe shtetin e Kosovës dhe faktorin shqiptar në rajon

“Diskreditimi ndërkombëtar i Shqipërisë është shërbim për defaktorizimin e shtetit të Kosovës dhe faktorit shqiptar në rajon, i cili ka qenë kudo faktor stabiliteti e europianizimi.

Vetëm një Shqipëri me kredenciale demokratike dhe që plotëson kushtet e çeljes së negociatave e ndihmon edhe shtetin e Kosovës dhe faktorin shqiptar në rajon”, shkruan Meta teksa shpërndan postimin e paraardhësit të tij Bujar Nishani.

Çfarë shkruan ish presidenti Nishani në reagimin e tij:

6 (gjashtë) mbledhje të përbashkëta midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

A mund të thotë dikush 1(një) qoftë edhe 1 (një) produkt të arritur apo të prekur nga shqiptarët këndej dhe andej kufirit pas gjithë këtyre mbledhjeve ??!!

Jo 6 (gjashtë) por 1(një) veç 1 (një).

Asgjë ! 0 (zero) me bisht !

Ah po, traun e taksës në Rrugën e Kombit nga qeveria e rilindsave në Shqipëri !

Natyrisht asgjë për tu çuditur !

Një qeveri shqiptare që rrjeshtohet nën skenarin serb të copëtimit të trojeve të Kosovës nuk e ka për hiç gjë, të ringrejë barriera komunikimi midis shqiptarëve.

Maskat janë çjerrë, tradhëtarët e kombit janë mbi ujë si tapa të kalbura !