Meta sfidë të hapur Ramës: Të mos e presë mandatin nga populli...

Meta sfidë të hapur Ramës: Të mos e presë mandatin nga

I ftuar në “Tempora” në RTV Ora, presidenti I Republikës Ilir Meta, i është përgjigjur edhe pyetjes së kryeministrit Edi Rama, i cili në disa raste gjatë postimeve në rrjetet sociale, ka përsëritur: “Çfarë borxhi i kanë shqiptarët Ilir Metës?”.

Kreu i shtetit sfidoi hapur kryeministrin duke e ftuar në zgjedhje, më 25 prill apo kur të dojë ai.

Ilir Meta: “Një here thotë presidenti më i mire në botë, një here kjo, një herë… Ajo që dua t’ju them është se, Shqipëria këtij njeriu nuk i ka asnjë lloj borxhi. Dhe Shqipërisë të gjithë i kemi borxhet dhe detyrimet tona. Por ajo që ky po I bën vendit, dëmi I madh që I ka bërë çështjes së Kosovës, faktorit shqiptar në tërësi dhe mbi të gjitha vendosmëria e tij për të ecur në një kurs të një konflikti skizofrenik të vazhdueshëm, të përditshëm, që mbjell vetëm pasiguri, që mbjell kaos, që nxit largimin jo vetëm të njerëzve që nuk kanë mundësi në Shqipëri, por tendenca është se tani ikin edhe njerëz të mirëarsimuar, që ikin njerëz me të ardhura të larta ekonomike. Të gjitha këto janë problem dhe shqetësimi im. Sa i takon zgjedhjeve, unë nuk kam asnjë shqetësim sepse personalisht ia kam thënë meqë ka tmerr zgjedhjet, kjo është një krizë legjitimiteti. Ndoshta edhe unë jam njeri i kontestueshëm  nga shumica e qytetarëve dhe nuk e kam problem, hajde të hyjë edhe unë në zgjedhje, të mos pres mandatin nga populli. Të japim një shembull që kriza zgjidhet përmes zgjedhjeve. Krizën e zgjedhin qytetarët. Unë si president e kam shprehur gadishmërinë time. Sot i them prapë po të dojë, të më votojë mua, meqë ka qejf dhe i ka kërkuar zotit Basha që të bëhet president, le të vijë dhe të kandidojë për zgjedhje meqë e do populli kaq shumë. Më 25 prill apo kur të ketë dëshirë, unë nuk kam asnjë shqetësim. Ai e di që unë nuk i jam shmangur ndonjëherë zgjedhjeve apo garave…Nuk mund ta kthejë në personale me mua se është shumë deficitar në këtë aspekt. Jo vetëm me mua, por me të gjithë socialistët”

Vendi Lajme rtv ora Politikë Lajmi i fundit tempora rama meta Aktualitet 25 prill

EMISIONET