Në një konferencë për mediat Raporti i Parlamentit Evropian rrëzon të gjithë alibitë e zëdhënësve të propagandën se fajin e ka Evropa.

Meta shtoi se të gjitha pengesat e krijuara do të kalohen përmes zgjedhjeve të 25 prillit.

Meta: Raporti i Parlamentit Evropian rrëzon të gjithë alibitë e zëdhënësve të propagandën se fajin e ka Evropa. Evropa ka vënë në dispozicion një ndihmë 1.15 miliardë euro për tërmeti, po ashtu edhe për pandeminë. Populli shqiptar vazhdon që të gëzojë mbështetjen e Evropës.

Të gjitha pengesat mund t’i kalojmë vetëm përmes zgjedhjeve të 25 prillit. Zgjedhjet janë një kryekusht për negociatat. Duhet bërë zgjatja e dokumenteve të identifikimit sepse rreth 800 mijë zgjedhësve u skadon dokumenti. Kjo gjë u kërkuar edhe sot nga KQZ-ja dhe nga unë si president që institucionet të reagojnë.

Të funksionojnë në mënyrë efikase të gjithë organet e drejtësisë për hetimin e krimeve zgjedhore. Po ashtu, shqetësues është shtimi i aktiviteteve të ndaluara nga Kodi Zgjedhor sikurse janë koncesionet, tenderat, legalizimet dhe ligjet elektorale.