Ndërsa klimat në Këshillin politik vijon të mbetet e tensionuar pasi palët politike ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, Presidenti Meta i bën thirrje mazhorancës socialiste që të reflektojë. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Shtetit shkruan se çdo manovër mashtruese për hapjen e listave për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit do të ndëshkohet nga qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.

Ilir Meta ka një thirrje të drejtpërdrejtë për socialistët, të hapin listat 100% ose të largohen.

Meta: Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.  Mos kini frikë nga hapja e listave! Hapni listat ose largohuni!

Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin…

Publiée par Ilir Meta sur Dimanche 20 septembre 2020