Meta pret Aleancën Kosovare të Bizneseve, kërkohen masa për vijimësinë e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Presidenti, Ilir Meta, priti sot në një takim në Presidencë një përfaqësi të Aleancës Kosovare të Bizneseve, me të cilët ndau ide të vyera mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik të sipërmarrjeve në nivel kombëtar.

Gjatë takimit, Meta u njoh edhe me shqetësimet e drejta të tyre për rënien e volumit të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve tona, si pasojë e COVID-19, shtimit të pengesave administrative e infrastrukturore, si dhe rritjes se barrës, kryesisht jo tarifore.

Në kushtet aktuale të pandemisë, bashkëbiseduesit theksuan domosdoshmërinë e marrjes së masave të menjëhershme, për të siguruar vijimësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar, si dhe rritjen e mbështetjes nga ana qeverive për bizneset e prekura në të dyja vendet, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë e Kosovës.

Vendi Lajme ilir meta Politikë Aleanca Kosovare e Bizneseve

EMISIONET