Rama: Meta po kërkon kamerdaren, maska ime me lule jo me logon e PS-së

Rama: Meta po kërkon  kamerdaren, maska ime me lule jo me logon e

Edhe pse Oboti vijon të jetë nën ujë, Edi Rama nuk heziton që ta çuajë sukses punën e qeverisë së tij në menaxhimin e përmbytjeve.

Mediet që publikojnë të kundërten e propagandës së qeverisë për zonat e përmbytura apo për rrugët e dëmtuara pak kohë pasi janë shtruara, kryeministri i sheh me skepticizëm.

"Kapacitetet qeverisëse të PS-së janë të pakonkurueshme. Mos bëni gjueti shtrigash me kompanitë" shprehet Rama.

As përmbytjet nuk arriten të qetësojnë marrëdhënien mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta.

“Persidenti Meta është në kërkim të një kamerdareje, kudo ku sheh ujë. Shkon për të gjetur kamerdaren nuk e ndihmoj dot punë  e tij”

Pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta vizitoi nga afër zonat e përmbytura dhe e cilësoi të papranueshme faktin që familjet e izoluara vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe të rezervave ushqimore.

Kërkesa e kryetarit të komisionit të Shëndetësisë që deputetët të përfshihen në grupet e riskut për bërjen e vaksinës nuk ka nevojë të marrë në shqyrtim  autoriteti përkatës, pasi përgjigjen negative ja dha Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.

"Asnjë ministër apo deputet që s’është mbi 75 vjeç nuk do ketë asnjë privilegj të kësaj natyre" tha Rama.

Katër muaj para zgjedhjeve simbolet partiake nuk lejohen në aktivitetet qeveritare, por për maskat e tij me trëndafilin e kuq po me shkronjat e PS, kryeministri Edi Rama ka një tjetër fantazi.

"Nuk është logo e PS-së, janë gërma dhe lule të dashura për mua e yje, pjesë e figurave që mua më intrigojnë. Dikush i lexon PS e dikush ndryshe."

Por duhet parë nësë Komisioneri Shtetëror, do ta marrë në shqyrtim kallëzimin e bërë në faqen e KQZ për kryeministrin Rama dhe ajo çfarë do të jetë më interesante ka të bëjë me faktin se çfarë kënvështrimi do të ketë Celibashi në leximin e atyre shkronjave në masken e Edi Ramës.

Lajmi u perditesua

Vendi Edi Rama Lajme ilir meta Politikë Lajmi i fundit

EMISIONET