Në një konferencë për shtyp nga Vlora, presidenti Meta u shpreh se është e gënjeshtërt që ai është zgjedhur nga LSI-ja, sepse e ka zgjedhur mazhoranca dhe Rama si president.

Meta shtoi seme pasaporta, me karta, me shpata shqiptarët do të shkojnë të votojnë në 25 prill.

Meta: Është e gënjeshtër që unë jam zgjedhur nga LSI-ja, sepse jam zgjedhur nga mazhoranca dhe Rama si president. E ka thënë vetë Rama. Unë nuk kam parasysh LSI-në apo opozitën, por demokracinë. Unë kam thënë se gjithmonë mes pushtetit dhe demokracisë do të zgjedhë demokracinë.

Me pasaporta, me karta, me shpata shqiptarët do të shkojnë të votojnë në 25 prill. Kush do që do t’i demoralizojë le të mbjellë kokën me peshqirë. Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se fuqia e tyre është vota dhe dinjiteti i tyre. Është e drejta e tyre për të përballuar një jetë me dinjitet. Kjo është një histori që ka përfunduar. Çdo përpjekje për të demoralizuar shqiptarët është e kotë. Unë ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve që të shkojnë të votojnë. Në vendin tonë nuk kemi largime, por kemi shpopullim. Shifrat i kam dhënë disa herë për largimet.