I pranishëm në ngritjen e kupës së Kampionatit Shqiptar nga Tirana, ishte edhe presidenti Meta.

Meta i veshur me xhaketë blu mbi bluzën e Tiranës për të qenë i pranishëm në stadiumin “Air Albania” dhe u shpreh se Tiranës iu kthye buzëqeshja.

Meta: Fansat e Tironës kanë kaluar vite të vështira dhe më në fund u kthye buzëqeshja. Unë kam dy fanella, një ma ka dërguar Rudi Vata që ka luajtur edhe për Selltik dhe tjetrën ma ka dhuruar klubi i Tironës. Sot do të dëshiroja të komentoja padyshim sikurse ka ndodhur para shumë vitesh, por rezultati flet vetë, s’ka nevojë për komente. Tirana ka udhëhequr gjatë gjithë vitit dhe i urojmë suksese në kompeticionet ndërkombëtare.