Shifra shqetësuese, 1 në 10 fëmijë të dhunuar seksualisht, Meta e shoqëria civile: Institucionet të veprojnë

Shifra shqetësuese, 1 në 10 fëmijë të dhunuar

Sipas qendrës për mbrojtjen e të drejtave në Shqipëri, 1 në 10 fëmijë janë dhunuar seksualisht në vitin e fundit, ndërsa në polici, përgjatë periudhës 1-vjeçare janë denoncuar 60 raste të tilla. Në ditën ndërkombëtare kundër dhunës dhe abuzimit seksual, presidenti Ilir Meta apeloi këdo për të denoncuar çdo rast të dyshuar, ndërsa kërkoi prej institucioneve më shumë punë në këtë drejtim.

Histori të tilla në venin ton janë të shumta, disa të denoncuara e disa jo...

Në ditën botërore  për parandalimin e dhunës seksuale ndaj fëmijëve, Shqipëria raporton shifra shqetësuese në  këtë aspekt. 

Në policinë e shteti gjatë periudhës 1-vjeçare janë raportuar 60 denoncime, ndërsa CRCA raporton se 1 në 10 fëmijë janë viktima të dhunës seksuale

"1 në 10 fëmijë në vendin tonë është pre e dhunës seksuale."

E diktuar nga masat anticovid, maratona  dhe konferenca e këtij viti u bënë në mënyrë virtuale dhe duke respektuar distancën sociale.

I pranishëm në konferencë ishte edhe presidenti Ilir meta i cili duke apeluar për të denoncuar çdo rast dhunë, kërkoi nga institucionet përkatëse të angazhohen maksimalisht për parandalimin e këtij fenomeni.

"Shqipëria shfaq problematika, barriera dhe mangësi në kapacitete për trajtimin më profesional të krimeve seksuale tek fëmijët dhe adoleshentët. Shërbimet shoqërore për fëmijët viktima të dhunës seksuale, si në nivel kombëtar ashtu edhe vendor, janë larg standardeve ndërkombëtare të kërkuara. Në këtë kuadër, është urgjente të ndërmerren hapa konkrete për përmirësimin e menjëhershëm të politikave, në kuadrin ligjor, ndërgjegjësimit dhe të zbatohen modele të reja për mbrojtjen e fëmijëve.

E nxis Kuvendin të miratojë sa më shpejt projektligjin "Për Regjistrin e të Dënuarve për Krime Seksuale”, si përgjigje ndaj parandalimit të krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve. Fëmijët janë e sotmja dhe e ardhmja jonë. Të gjithë e kemi për detyrë t’ju sigurojmë një fëmijëri të lumtur, të shëndetshme edhe të sigurt. Nga cilësia e fëmijërisë së tyre varet shumë e ardhmja evropiane e Atdheut tonë të përbashkët.

Mesazhe sensibilizuese për të luftuar këtë fenomen shqetësues kishte dhe sopranoja Ermonela Jaho.

"Kam thirrje për institucionet dhe familjet, që të mos heshtnin para dhunës seksuale të fëmijëve."

Heshtja vret më shumë fëmijë të tjerë të pambrojtur, e mbylli mesazhin sopranoja me famë ndërkombëtare.  

Si simbol i dhunës kundër këtij abuzimi, përfaqësues të shoqërisë civili ndanë për kalimtarët e rastësishëm fjongo blu.

Vendi Lajme meta kuvendi Aktualitet krime seksuale

EMISIONET