Paketa antishpifje dhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë ishin në fokus të shqetësimeve të Presidentit Ilir Meta në komunikimin javor me gazetarët këtë të premte.

Meta tha se deklarata e Raportuesit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) Stefan Schennach lidhur me ndryshimet në ligjin për mediet online, është një këmbanë që duhet dëgjuar.

“Këmbanë që duhet të dëgjohet mirë nga mazhoranca, veçanërisht në këtë periudhë paraelektorale”.

Sa i takon ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Ai tha se institucionet kanë vonuar qëllimisht informacionet për KED.

“Plotësimi i vakancave. Kjo situatë problematike ka 3 vjet. Që me bllokimin e KED, dhe më pas keqfunksionimin e saj. Problematikat në 2019 janë trajtuar në opinionin e Venecias.Edhe KED e 2020 ka problematika, si vonesat e pajustifikuara.Problematikat e kosntatuara nuk lidhen vetëm me KED, por dhe institucione të tjera. Që kanë të bëjnë me informacionin, dhe nuk e realizojnë në kohë. Presidenti kërkon të dijë se si institucionet kanë komunikuar me KED, dhe si KED nuk ka reaguar duke pranuar këtë zvarritje”- tha Meta.