Kreu i Shtetit Ilir Meta ka shprehur edhe njëherë gatishmërinë për të lënë mandatin e tij si President, nëse ky akt i shërben zgjidhjes së krizave.

Pyetje: Kur mazhoranca ngriti komisionin hetimor për shkarkimin tuaj ju u përbetuat se do të dilni nga zyra e Kreut të Shtetit vetëm në korrik të 2022. Po nëse në zgjedhjet e 2021 ish-partia juaj do të finte zgjedhjet, apo nëse aleatëet e kësaj partie, PD do të fitonte zgjedhjet dhe do të bënin koalicion, a do të ishit i gatshëm ju të linit mandatin e Presidentit për një post të rëndësishëm qeveritar?

Meta: Prej kohësh kam qenë i gatshëm për hir të marrëveshjeve të cilat zgjidhin krizën e legjitimitetit dhe institucioneve kryesore të vendit të lija edhe postin e presidentit vetëm të gjendet një zgjidhje afatgjatë për vendin  pa pasur parasysh as interesat e mia personale dhe as karrierën time. Por dua t’u siguroj pa hyrë në përpjekje dhe komente që kërkojnë të tërheqin vëmendjen nga çështjet e mëdha që ka vendi, nga garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në 25 prill.

Por Presidenti garantoi se premtimin se do të jetë në zyrën e tij deri me 24 korrik 2020 do ta mbajë.

Meta: Në të gjitha rastet premtimin që kam bërë, ky institucion deri në 24 korrik 2022 do të jetë kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë dhe të ardhmes europiane të vendit, këtë do ta mbroj në të gjitha mënyrat. Për këtë duhet të jemi të qetë, për këtë institucion, deri me 24 korrik 2022.

Deklaratat Meta i bëri në komunikimin e përjavshëm me gazetarët.