Meta: Të ecet sa më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune për pacientët e Covid-19

Meta: Të ecet sa më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune

Përmes një postimi në Facebook, presidenti Meta shkruan se inkurajon që të ecet sa më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune në lidhje me pacientët e Covid-19.

Meta thekson se në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë.

Meta: Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.

Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli. Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të suksesshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë.

Vendi Lajme Covid-19 presidenti meta Aktualitet terapi plazme

EMISIONET