Pak ditë më parë, në selinë e presidencës u shfaq vepra teatrale e regjisorit Robert Budina “Profeti i Kokoshkave”. Lidhur me këtë, gazetari i RTV Ora, Everest Dedaj e pyeti presidentin Ilir Meta pse e ndërmori një nismë të tillë, jo të zakonshme.

Everest Dedaj: Sqarim për një ngjarje jo të zakonshme, pse vendosët ta ktheni Presidencën në Teatër?

Sipas kreut të shtetit, kjo u bë në kushte jo të zakonshme pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ndërsa premtoi se Teatri do të ndërtohet ashtu siç ishte dhe atje ku ishte.

Ilir Meta: “Nuk është normale të bëhet një shfaqje në presidencë, por unë kisha një pyetje për ju: çfarë është normale? Të shembet në kulmin e pandemisë Teatri Kombëtar? Është normale mos jepet leje të japin një sjfaqje në rrënojat e Teatrit? Presidenca është e hapur për këtë çështje. Dua tju siguroj ju dhe të gjithëve se Teatri do të ndërtohet atje ku ishte dhe siç ishte dhe shfaqja e parë do të jetë “Profeti i Kokoshkave. Këtë e vendosin artistët por unë do të jem i parë që do të presë biletën”.