Me tone të forta Presidenti Ilir Meta akuzoi Avokatin e Shtetit se nuk bën transparencë dhe nuk jep asnjë informacion presidencës mbi paditë e vendit në Gjykatën Evropiane në Starzburg.

Meta sulmoi ashpër dhe kryeministrin Rama

“Shteti shqiptar nuk mund të marrë borxhe pa fund dhe të rrëzohet për shkak të borxheve për të shlyer në mënyrë të vecantë dëmet e shkaktuara jo nga shteti por nga korrupsioni papërgjegjshmëria për të mos thënë korruptive të kryeministrit dhe të vartësve të tij.

Kur avokatura e shtetit guxon të mos i kthejë përgjigje kreut të shtetit,  kjo sjellje tregon se ka qëllim kriminal dhe do të mbajë përgjegjësi individuale cdo person që nuk jep informacionin e kërkuar por edhe ai që ka urdhëruar mosdhënien e tij.

Per mediat Meta tha se ata do të duhet të përballen me ligjin