Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë thirrje sot qeverisë dhe pushtetit vendor të mos i keqpërdorë taksat e qytetarëve për fushatë partie.
Përmes një postimi me tone të ashpra në Facebook, teksa sjell një shembull nga Elbasani, kreu i shtetit shprehet se, taskat e rritura nuk po kthehen në shërbime ndaj qytetarëve.
Reagimi i plotë i presidentit:
Është shumë e rëndësishme që 61 bashkitë të përqëndrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në “kapjen” e votave me pahir dhe presione ordinere me bukën e gojës.
Rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira, përkundrazi në degradim të tyre.
Kur kjo ndodh në Elbasan, mendoni në bashkitë e tjera.
Çdo zyrtar të bëjë detyrën me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve dhe komunitetit.
Fatkeqësisht reforma administrative u keqpërdor për të përqëndruar pushtetin vendor në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.
Taksat e qytetarëve të mos keqperdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie, por për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.
NDAL abuzimit me pushtetin vendor nga cilido!