Meta: Hapini listat 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin!

Meta: Hapini listat 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin!

Presidenti Ilir Meta, duke shpërndar një analizë të  Kastriot Islamit, I cili ka qënë një ndër autorët e ndryshimeve kushtetuese të 2008, i bën apel mazhorancës që të hap 100 përqind listat.

Kreu i Shtetit nuk komenton formulën që propozon Partia Socialiste, por len të kuptohet se ajo është një hile dhe jo një hapje reale.  Ilir Mta, nuk  kursen akuzat për kuvendin.

“ Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët. Hapini 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme. Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e "integrimit"

Drafti i hedhur një ditë më parë nga Partia Socialiste në këshill Politik, ka gjetur kundërshtarin edhe te opozita parlamentare, me të cilën kryeministri Edi Rama pati firmosur një marrëveshje për listat e hapura. 

Rudina Hajdri e ka cilësuar këtë një turp. Gjuhë më të ashpër përdori   Myslym Murrizi i cili kundërshton edhe pragun 3 përqind.

Në këto kushte dhe nëqoftëse nuk bën ndryshime në atë çka propozon, kryeministrit Edi Rama, i duhet të bëjë llogaritë e votave që kërkohen në kuvend për të miratuar Kodin Zgjdhor.

Meta dje paralajmëroi se kush tenton të fabrikojë një shumicë si në rastin e Shijakut dhe Dibrës, vrima e vrimës së miut do ti duhet e vogël.


Vendi Lajme ilir meta Politikë Lajmi i fundit kastriot islami listat e hapura 100%

EMISIONET