Meta e Kryemadhi në ditëlindjen e Bes Kallakut, Rama: Shembull skandaloz i shkeljes së ligjit

Meta e Kryemadhi në ditëlindjen e Bes Kallakut, Rama: Shembull

Kryeministri Edi Rama u ngacmua nga gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi lidhur me respektimin e masave anticovid nga kundërshtarët e tij politik.

Rama përmendi ditëlindjen e aktorit të humorit Bes Kallaku ku mori pjese dhe presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit.

Kam parë atë që nuk do doja ta shihte asnjë qytetar i këtij vendi shembullin më skandaloz të shkeljes së ligjit nga presidenti I Republikës, zonja e parë dhe çeta e tyre.

Ndërkohë që është shumë e qartë për të gjithë se nuk mund të ketë grumbullime më shumë se 10 persona dhe nuk mund të bëhen festa e dasma e deri edhe ceremonitë e dhimbshme mortore me më shumë se familjarët.

Na shfaqen në një spektakël të pështirë të karshillëkut jo vetëm me ligjin por dhe me vetë shëndetin e të tjerëve nëse nuk janë të interesuar për shëndetin e tyre. Më shumë se kaq nuk kam parë ndonjë gjë të veçantë”

Rama ironi me Bashën: Të vdekurit me covid nuk janë vota brenda PD-së

Lexoni: Si u gjobit 1 mln lokali për ditëlindjen e Bes Kallakut, dhe u ndëshkua Meta, Kryemadhi e Erion Isai. Pezullohen 6 policë

Vendi Lajme ilir meta Politikë gjoba

EMISIONET