Presidenti Ilir Meta i ka nisur Këshillit të Emërimeve në Drejtësi një listë me 10 emra për 1  vakancë në Gjykatën Kushtetuese. 

Për vakancën e parakohshme të Besnik Imeraj të shpallur nga institucioni i Presidentit kanë shprehur interesin 10 kandidatë të cilët nga dita e premte do të jenë në dispozicion të KED.

Për këtë arsye Meta i bën thirrje anëtarëve të Këshilli që të shqyrtojnë sa më shpejt dokumentacionin e këtyre aplikantëve si dhe t’i propozojë listën e kandidatëve për plotësimin e vakancës së Benik Muçi  me qëllim ngritjen sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu Meta i bën thirrje edhe KLGJ të vlerësojë kandidaturat për Gjykatën e Lartë.

LISTA ME KANDIDATËT

1.       Aleksadër Toma

2.       Altin Binaj

3.       Aldona Sylaj

4.       Ardita Buna (Alsula)

5.       Eugen Papandile

6.       Ilir Haznedari

7.       Klajdi Mone

8.       Orkida Totojani

9.       Përparim Kalo

10.     Shaqir Hasanaj