Në këtë 7 mars, mes kufizimeve te pandemisë, mësuesit nga Prizreni kanë udhëtuar për në Korçë.

Ndalesa e tyre ishte Mësonjëtorja, aty ku me 7 mars 1887 për herë të parë u hap shkolla shqipe.

Mësuesi, Ibrahim Skënderi kujton me nostalgji kohën kur edhe në Kosovë nisën mësimet e para shqipe.

“Deri në vitin e 5-stë të normales unë s’kam ditur asgjë ëpr kulturën shqiptare, për historinë kombëtarë, s’kam ditur asgjë për Skënderbeun,” thotë ai.

Ai tregon se sa e rëndësishme është kjo datë edhe andej kufirit.

“Përsa i përket mësonjëtores edhe shkollës së parë shqipe, për ne janë emocione shumë të rëndësishme sepse edhe pse kemi filluar vonë në gjithmonë kur shënohet dita e 7 marsit, kemi përgatitur për nxënësit programe të ndryshme për t’u njohur sa më mirë me fillimet e arsimit shqip në shkollën e parë shqite të Korçës,” thotë Skënderi.

Për të shkuarën dhe të tashmen e mësuesve, tregon edhe Xhuljeta Graceni, nga Elbasani e cila ka nisur punë në tetorin e vitit 1970.

“Tranzicion duke dashur që të bëheshin të gjitha inovimet në vitet e para nuk bëhej punë edukative fare. Kur të them nuk bëhej fare, nuk bëhej. Edhe tani bëhet shumë e cunguar, shumë formale pa dashuri,” thotë Graceni

Graceni thotë se tani nuk ekziston më komuniteti mësues-nxënës-prindër.

“Me familjet isha shumë e lidhur. Tani s’vete më njeri nëpër familje, unë shkoja edhe për të mirë edhe për të keq,” thotë ajo.