Mësues shkolle ditën dhe yll tatuazhesh natën

Në Paris, një 35-vjeçar ndërthur pasionin e tij për tatuazhe me punën e tij si mësues i shkollës fillore.

"460 orë tatuazhe që vlejnë jo pak por 57,000 euro". 

Sylvain Hélaine, alias Freaky Hoody në rrjetet sociale, konsiderohet burri më i tatuazhuar në Francë. 

Me projektime shumëngjyrëshe me lule në kafkë, kokën e demonit në anën e pasme, i ai filloi të mbulonte trupin e tij në vitin 2012.

"E bëra këtë për tre vjet”shpjegon ai, duke treguar krahun, modelet e vjetra të së cilës janë të mbuluara me vija të imëta duke imituar fijet muskulore.

Ai nuk pendohet për asnjë. Më mbresëlënëse janë sytë e tij.

 "Më shumë një modifikim i trupit sesa një tatuazh", thotë ai. 

Iu desh të shkonte në Zvicër për të bërë tatuazhet në sy, pasi në Francë është e ndaluar.

"Tortura është torturë. Duhet të mbani sytë hapur dhe të ndjeni gjilpërën që ju shpon sytë. Nuk e dija nëse do të shkojë mirë, prandaj u them njerëzve "mos e bëni". 

Trupi i tij i hapi dyert. “Agjenci të ndryshnme më rekrutuan për filma, seriale. Takova Mathieu Kassovitz, Joey Starr, Lana Wachowsky ... ”. 

Edhe klubet e natës e rekrutojnë atë për të kërcyer. "Tatuazhi ushqen tatuazhin", shpjegon ai që jetoi deri në 33 vjeç me nënën e tij, mënyra e vetme për të financuar tatuazhet e tij me "pagën e mësuesit". 

Sepse Sylvain Hélaine, i tatuazhuar nga koka te këmbët, është mësues dhe jep mësim në shkollë. Nxënësit e tij janë midis 6 dhe 11 vjeç. Mosha e të gjitha kurioziteteve por edhe e të gjitha frikave.

“Gjithmonë shkaktoj një moment habie tek fëmijët dhe prindërit. Por kur prezantohem dhe shohin që jam një mësues si të tjerët, gjithçka shkon mirë ”, thotë ai, duke shtuar se është  i apasionuar pas punës së tij. 

Sidoqoftë, mësuesi beson se e veçanta e tij është forca e tij:

“Fëmijët që më shohin mësojnë tolerancën dhe respektin për të tjerët. Kur të jenë të rritur, ndoshta do të ketë më shumë mundësi që ata të mos jenë racistë, homofobikë".

Lifestyle Lajme Stili i jetës France tatuazhe

EMISIONET