Zgjerohet harta e institucioneve të prekura nga Covid 19, në Sarandë.

Në Sarandë  brenda 24 orëve u shënuan 25 raste, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë

Koronavirusi po prek institucionet shtetërore.

Në OSHEE, Prokurori, Portin e Sarandës , Policia Kufitare, Sigurimet Shoqërore kanë rezultuar punonjës pozitivë me koronavirus.

Prokuroria dhe Gjykata gjithashtu vazhdojnë të kenë raste te reja.

Shkolla “9 Tetori” u mbyll pas infektimit të 5 mësuesëve, 1 roje dhe 1 sanitare.

Për 14 dite kjo shkollë 9 vjeçare do te qëndrojë e mbyllur. Çerdhja e lagjes nr.2 nuk është hapur ende pasi numri i edukatoreve të infektuara ka shkuar në 8.