Messi qëndron te Barça…nëse rikthehet Neymar

Messi qëndron te Barça…nëse rikthehet Neymar

Qëndrimi i Lionel Messit te Barcelona po bëhet gjithnjë e më i mundshëm pas zgjedhjes së Joan Laportas si president i cili me të marrë detyrën ka nisur misionin për të bindur numrin 10 argjentinas për të qëndruar deri në fund të karrierës.

Nuk është e lehtë aspak sepse katalanasit po vuajnë nga problemet financiare për shkak të pandemisë dhe defiçiti mësohet të ketë arritur në 1 miliardë euro. Laporta ka larguar fillimisht interesimin e Man. Cityt për Messin dhe tani dëshiron të plotësojë kuadrin e duhur sportiv për një ekip kompetitiv, si e vetmja mënyrë që Messi të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm.

Një nga kërkesat e sulmuesit argjentinas është Neymar, me të cilin e ka pranuar botërisht se është përshtatur në maksimum dhe në 4 sezone fituan 9 trofe (mes tyre një Champions).

Nuk është diçka e lehtë për Barcelonën pasi braziliani ka nisur bisedimet me Paris Saint Germain për të rinovuar kontratën me të njëjtën pagë prej 36.8 mln Euro dhe për ta shkëputur nga parizienët duhet paguar klauzola 222 mln Euro.

Një mënyrë mund të jetë si tentative e vitit 2019 ku katalanasit ofruan kartonin e Todibo, Rakitiç dhe huazimin e Dembele plus 100 mln euro për ta blerë ndërsa kësaj here në tryezë mund të jenë lojtarë të tjerë për t’u shkëmbyer.

EMISIONET