Mësimi online, me çfarë po përballen studentët, flet pedagogu

Mësimi online, me çfarë po përballen studentët, flet

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për studentët ka qenë vazhdimi i mësimit online për një periudhë të pacaktuar.

Pedagogu njëherësh aktivisti i Lëvizjes Studentore Arlind Qorri i ftuar në Ora News ka folur për problematikat që kanë studentët për shkak të mësimit online. Ai tha të gjitha kostot po mbulohen nga vetë studentët

Arlind Qorri për Ora News: Studentët po kalojnë një periudhë të vështirë si nga ana ekonomike, shumë prej tyre janë detyruar të kthehen në qytetin e tyre të lindjes. Qeveria në mënyrë të befasishme vetëm pak ditë para fillimit të vitit akademik vendosi që mësimi do të bëhej online pa marrë asnjë lloj mase mbështetëse. Sot që ne flasim studentët po i mbulojnë vetë të gjitha shpenzimet e tyre, nga pajisjet elektronike, interneti gjithçka tjetër. Nuk është marrë asnjë mase lehtësuese. Nuk ka një paketë subvencionesh të paktën për internetin apo për pajisjet elektronike.

Ai tha se nuk ka pasur asnjë reagim nga ministria për kërkesat e studentëve

Arlind Qorri për Ora News: 53% e studentëve thonë që përpara vendimit të qeverisë për kalimit të mësimit online ata nuk kanë pasur internet as në shtëpi as në celular. Do të thotë që edhe se sot kanë është kosto shtesë. Qëndrimi i tyre ka për kushtet e mësimit online është jashtëzakonisht kritik. Rreth 79% e tyre thonë që mësimi online është jashtëzakonisht problematik. Gjendja e tyre ekonomike është e goditur mjaft jo vetëm prej pandemisë por dhe për mënyrës sesi është administruar jeta universitare. Sa ka reaguar ndonjë aktor Hollywoodi për këtë çështje aq kanë reaguar dhe ministria e arsimit për kërkesat e studentëve dhe lëvizjes për universitetin. Thjesht heshtje, qeveria nuk merr asnjë masë, të gjithë koston ia vendos studentëve.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për Online E.P

Vendi Lajme Aktualitet mesimi online arlind qorri problematikat e studenteve

EMISIONET