Mësim në klasa me dritare të hapura, ankohen nxënësit: Është shumë ftohtë

Mësim në klasa me dritare të hapura, ankohen nxënësit:

"Dritaret duhet të mbahen të hapura ose të paktën të ajrosen 5-6 herë gjatë kohës së mësimit”

Ishte kjo një deklaratë e Ministres së Arsimit Evis Kushi e bërë me 17 janar 2020.

Ndërkohë në Sarandë, nxënësit pohojnë se dritaret e klasave nuk hapen për ajrosje.

“Jo janë të mbyllura në shkollë.”

Gjithashtu ata tregojnë se brenda ambienteve të klasave kanë ftohtë dhe i kanë blerë me paratë e tyre mjetet për t'u ngrohur pasi shkollat nuk e ofrojnë një shërbim të tillë.

“Ne kemi mbledhur një fond dhe e kemi blerë të përbashkët.”

Ndryshe nga Saranda, në Elbasan siç shihet edhe në këto pamje, klasat janë ajrosur duke mbajtur dritaret hapur.

Edhe këtu nxënësit pohojnë shqetësimin për të ftohtin.

“Më mirë është që të mbyllen dritaret dhe të kemi më shumë ngrohje, sepse është shumë ftohtë.”

Situata e pandemisë ka sjellë një realitet të ri edhe në procesin e mësimit, ku ai tanimë zhvillohet i alternuar mes online-it dhe prezencës në klasa.

Vendi Lajme elbasan sarande Sociale shkollat mesim me dritare hapur

EMISIONET