Mësim deri në orën 20:00

Mësim deri në orën 20:00

3 gjimnaze në kryeqytet e zhvillojnë mësimin me 4 turne deri në orën 20:00. koha në dispozicion për lëndët që zhvillohen në ditë është e pamjaftueshme, thonë nxënësit.

Në të gjithë vendin janë 180 shkolla që zhvillojnë mësim me 4 turne.

Ndarja në turne dhe në nënturne e nxënësve për të shmangur përhapjen e koronavirusit  është bërë e vështirë për shkak edhe të shkollave së dëmtuara nga tërmeti.

Gjimnazi "Sami Frashëri" është një prej tyre, në territorin e të cilit kanë mbetur vetëm këto rrënoja.

Tre gjimnaze në kryeqytet janë të hapura deri në orën 20:00.

"Të Samiut vijnë pasdite, janë turni i tretë ose i katërt."

Në dy apo tre orë në ditë, nxënësit duhet të zhvillojnë të gjitha lëndët, kaq kohë sipas nxënësve është e pamjaftueshme.

"Një orë e gjysmë, ose dy orë bëjmë. Përshtatemi, nuk kemi çfarë bëjmë."

"11 me 1 bëjmë mësim."

"Është kohë e pamjaftueshme."

Nga 1760 shkolla në të gjithë vendin, 1100 janë me një turn, 460 janë me dy nënturne ndërsa me 4 nënturne në 180 institucione të arsimit parauniversitar.

Vendi Lajme koha Aktualitet nxenesit mesim pamjaftueshme

EMISIONET