Lionel Mesi është rikthyer në stërvitje me Barcelonën, për herë të parë që kur njoftoi se dëshironte largimin.

Argjentinasi ishte i pari që mbërriti në qendrën stërvitore, rreth një orë e gjysëm më herët se orari i caktuar për fillimin e stërvitjes.

Mesi i’u nështrua testit për koronavirus të dielën (6 shtator), dhe sot doli në stërvitje. Të shumtë ishin gazetarët që prisnin ardhjen e argjentinasit në stërvitje.

Kjo është hera e parë që Mesi do stërvitet nën urdhërat e trajnerit të ri të Barcelonës, Ronald Kuman, pasi katalanasit e kanë filluar stërvitjen kohë më parë.