Pak ditë pas votimit në parlament të Kodit të ri Zgjedhor, mesazhi i komisionerit për zgjerim në BE, Oliver Vrhelyi, nga foltorja e parlamentit, është tepër i qartë.

Sipas tij, reforma zgjedhore është kusht për çeljen e negociatave me BE-në.

“Rekomandimet e sivjetshme janë më të qarta. Shtetet anëtare janë konsultuar ngushtësisht gjatë procesit dhe kanë dhënë ekspertizën dhe kontributin e tyre.

Më lejoni të them pak fjalë për raportin vjetor të Komisionit për Shqipërinë që ne sapo e kemi botuar. Ne e kemi thënë se, Shqipëria I ka ndjekur me përpikmëri zbatimin e reformave dhe autoritetet vazhdojnë të demostrojnë  angazhimin e tyre për të ecur përpara në rrugëtimin drejt BE. Vendi juaj ka bërë përparim vendimtar dhe është pranë përmbushjes të të gjitha kushteve që duhen përpara konferencës së parë ndërqeveritare.

Ka filluar zbatimi i reformës në drejtësi, vetting I prokurorëve dhe gjyqtarëve ka vijuar në mënyrë të admirueshme ndaj më lejoni të përgëzoj institucionet e Vettingut dhe OMN, për punën e madhe që kanë bërë për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e tjera. Po ashtu janë hapur edhe dy proceset e aplikimeve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata e Lartë ka rifituar kuorumin dhe është funksionale. Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka përfunduar krijimi trupave të reja. Ne kemi parë një numër të lartë operacionesh të suksesshme ndërkombëtare.

Si komisioner i zgjerimit kam mirëpritur rezultatet e marrëveshjes së 5 Qershorit 2020 për zgjedhjet, e cila zbaton rekomandimet e OSBE/ODIHR. Unë inkurajoj të gjitha palët të mbajnë fokusin këto reforma të domosdoshme për Shqipërinë, përfshirë reformat e parashikuara në Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Më lejoni të jem i qartë: Reforma Zgjedhore është kusht për Konferencën e Parë ndërqeveritare”, u shpreh komisioneri për zgjerim.

“Vijimesia e reformave nga ana e Shqipërisë do të jetë shumë e rëndësishme sa i takon kuadrit negociues. Të gjitha institucionet duhet të punojnë me njëra-tjetrën për të bërë të pamundur që Shqipëria të ecë përpara në rrugëtimin drejt BE-së”, vijoi më tej Varhelyi.

Ditën e hënë, me 97 vota Pro, parlamenti votoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke shkaktuar reagimin jo vetëm të opozitës së bashkuar por edhe të faktorit ndërkombëtar që vinte theksin te respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit.

Varhelyi mbylli fjalimin duke nënvizuar se Shqipëria ndodhet në një moment kyç.

Vendi juaj ka bërë përparim vendimtar dhe është pranë përmbushjes së të gjitha kushteve që duhen arritur para konferencës ndërqeveritarëve.

Shqipëria ndodhet në një moment kyç. Shqipëria gjendet më pranë se kurrë pranë BE-së prandaj kontributi juaj dhe I të gjithë forcave dhe segmenteve  të shoqërisë është shumë kyç dhe me vendosmëri për të ardhmen, prandaj le ta marrim këtë hap.

Pas fjalimit të mbajtur në Kuvend Varhelyi takoi edhe krerët e grupeve parlamentare, Myslim Murrizin, Taulant Ballën, Edmond Stojkun dhe Nimet Musai.