Mësymja e policisë me armë dhe maska në ambientet e RTV Ora dhe Ora News mesditën e 3 gushtit 2020 ishtë kulmi i një presioni dhe shantazhi politik, ekonomik dhe kriminal që ndodhte prej më shumë se tre vitesh ndaj drejtuesve të televizionit e kryesisht ndaj pronarit Ylli Ndroqi.

Historia tashmë dukshëm, e pranuar dhe nga analistët, nuk ka lidhje me asnjë procedim penal ndaj pronarit të “Yldon Media Group” por një zbrazje mllefi dhe urrejtje ndaj ekranit.

Prezantimi nga ana e Bashkisë së Tiranës i projektit për Teatrin Kombëtar ishte vija e kuqe që ndau më konkretisht Erion Veliajn me “Yldon Media Group” e më konkretisht me Ylli Ndroqin.

Dhuna verbale nëpërmjet mesazheve, fyerjet ndaj Beti Njumës dhe të tjerë gazetarëve të RTV ORA dhe Ora News vijuan ditë pas dite.

Janë me dhjetra-qindra mesazhe, të cilat të shoqeruara me linkun përkatës dhe me presionin e rradhës, mbërrinin në telefonin e Ylli Ndroqit gjatë gjithë ditës, deri afër mesnatës.

LEXO EDHE: Zbulohen mesazhet shantazhuese ndaj Ylli Ndroqit, ja si u kërkua bllokimi i lajmeve

Por edhe pse këto mesazhe u bënë publike nga ana e prokurorisë nuk ka nisur asnjë hetim ndaj kryebashkiakut Veliaj.

Juristi, Jordan Daci, thotë se organi i akuzës sot është në ditën e saj më të keqe.

Sipas tij edhe ata pak prokurorë të ndershëm që i kanë shpëtuar furtunës e kanë shumë të vështirë të bëjnë punën e tyre për shkak të presioneve të shumta.

Në studion e Rtv Ora, Daci thotë se organi i prokurorisë përballet me probleme ekzistenciale, nuk ka bojë për të fotokopjuar materialet, nuk ka letër.

Daci: Ndërhyrja ndaj pavarësisë së një gazetari është e dënueshme në gjithë botën. Dënimi politik më i fortë është se njërëzit në gjithë botën japin dorëheqjen kur përballen me këto lloj skandalesh. Te ne nuk dorëheqja nuk është opsion se është marrë peng i gjithë vendi. Dorëheqja nuk konsiderohet fare por të paktën drejtësia nuk është vonë për të vendosur drejtësinë në vend. Media gjithmonë ka qenë nën presion te ne. Të gjithë raportet tregojnë për një klimë tejet të pafavorshme për gazetarët e pavarur, për gazetarët që i shërbejnë pushtetit klima është perfekte. Për rastin konkret organi i prokurorisë, policia dhe vetë personat e dëmtuar mund ta bënë në lëvizje procesin duke bërë kallzim. Këto mesazhe duhet ti vihen në dispozicion prokurorisë.

Prokuroria jonë sot është në ditën më të keqe të saj, edhe ata pak prokurorë të ndershëm që i kanë shpëtuar furtunës e kanë shumë të vështirë për shkak të presioneve të shumta. Organi i prokurorisë përballet me probleme ekzistenciale, nuk ka bojë për të fotokopjuar materialet, nuk ka letër.

Por kjo huk e bën të drejtë qasjen që kanë ndaj disa rasteve të ndjeshme. Koha po tregon se duhet ti kthehemi qasjes klasike që përmes politikës të rregullojmë dhe drejtësinë. E zhdukëm drejtësinë dhe ekuilibrin po tentojnë ta vendosin dy pushetet e tjera qeveria dhe parlmenti që janë në konflikt me pushtetin gjyqësor. Ja dhamë shpatën e drejtësisë kuvendit dhe qeverisë që duhet të jenë “viktima” ose të kenë frikë nga shpata e drejtësisë që ata vetë e kanë në dorë. E shoh shumë të vështirë progresin pa një ndryshim të madh politik, jo për të bërë politikë por si një analizë ekuilibrash.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana