Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj mesazheve shatntazhuese të kryabsshkiakut Erion Veliaj ndaj televizioneve Ora dhe Ora News, dhe gazetares Beti Njuma.

Berisha shprehet se fjalori prej halabaku dhe kërcënimet me jetë të gazetares Njuma, nga Veliaj, janë të pashembullta për një vend të lirë.

Sipas tij, kjo dëshmon se kryebashkiaku nuk ka lidhje me asnjë parim apo vlerë të lirisë së mediave e fjalës së lirë.

Për Berishën, pas zbulimit të këtij skandali, Veliah do të duhej të largohej nga detyra e do të merrte ndëshkimin e merituar.

Duke dënuar me ashpërsi këtë skandal, Berisha u bën thirrje gazetarëve, shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar, që të ndëshkojnë Veliajn si produkt i krimit.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha

Izoloni Lal Plehun!

Apel mediave, shoqerise civile dhe komunitetit nderkombetar!

Miq, fjalori prej halabaku dhe kercenimet banditeske me jete te  gazetares Beti Njuma nga narkokryetari monist i Tiranes, Erjon Veliaj jane unike, te pashembullta per nje vend te lire.

Me mesazhet e tij, fjalorin prej rrugaci ordiner dhe  kercenimet banditeske te tyre qe Erion Veliaj i dergon pronarit te media grupit, Ylli Ndroqit per gazetaren e njohur Beti Njuma, ai deshmon se eshte thjeshte nje horr ordiner qe nuk ka lidhje me asnje parim apo vlere te lirise se mediave, fjales se lire dhe qe eshte i zgveshur nga çdo norme etike dhe morale te njeriut te civilizuar.

Ai eshte nje skllav i pashprese i veseve dhe perversitetit njerezor me te cilat eshte i kavardisur, edukuar dhe formuar.

Ne çdo vend te lire, pas zbulimit te ketij skandali ai do te largohej nga çdo detyre dhe do merrte ndeshkimn e merituar penal per kercenimet e tij.

Por atij ne kushtet e partise-shtet dhe narkoshtetit te saj, dhe kur mentori i tij Edvin Hajduti ka shnderruar drejtesine ne dege ekzekutivi dhe vet nga mengjesi ne darke sulmon me te gjitha mjetet gazetaret dhe mbyll televizione, radio dhe portale, vetkuptohet qe nuk i hyn ferra ne kembe, madje ai edhe mund te dekorohet per kercenimet me jete dhe sharjet prej halabaku te gazetareve.

Duke denuar me ashpersine me te madhe sharjet dhe kercenimet prej banditi te Erjon Velise ndaj gazetares Beti Njuma, ju bej thirrje te gjithe gazetareve, shoqerise civile dhe komunitetit nderkombetar, te gjithe atyre qe besojne tek liria e fjales dhe shprehjes se mendimit, te ndeshkojne me izolim te plote Erjon Veline si produkt te krimit, vjedhjes, korrupsionit gjer ne largimin e tij sa me pare nga detyra qe ka uzurpuar. sb