Pas përfundimit të procesit të votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Gjirokastër, i përzgjedhuri Tritan Shehu i shpreh mirënjohjen anëtarëve që e votuan sot, por edhe ata që nuk e votuan.

Sipas Shehut, “fitorja e madhe e 25 prillit 2021 po na troket në derë tashmë”.

Postimi i plotë:

Falenderim për Gjirokastrën.

Dëshiroj të falenderoj antarësinë e PD të këtij qyteti vlerash dhe tradite për mbështetjen që më dha përsëri sot.

Dëshiroj t’i falenderoj të gjithë, atë shumicë që më mbështeti, por dhe ata antarë të PD prej më pak se 10% të të regjistruarve, qe nuk më votuan, duke me kujtuar se ka shumë gjera që duhet të përmirësojmë së bashku për periudhat e sfidat që na presin.

Fitorja e madhe e 25 prillit 2021 po na troket në derë tashmë!”, shkruan Shehu në postimin e tij.

Numri i anetareve me të drejtë vote: 975 anëtarë

Pjesëmarrja në votime: 618 anëtarë ose 63,3 %

11 të përzgjedhurit nga PD, Dega Gjirokastër:

1.ADIL XHELILI

2.ALIJE KOKALARI

3.ALTIN ÇOMO

4.ANTONELA LENA

5.BEQIR GJIKA

6.BESNIK ALIAJ

7.ENTELA SHEHAJ (FI CO)

8.NIKOLLA ZHULLA

9.ROLAND BEJKO

10.SHEMSHO LAMAJ

11.TRITAN SHEHU