Për sociologun Ergys Mërtiri, sukesi i opozitës nga marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore, ishte pengimi që kryeminstri Rama të kishte në dorë KQZ-në.

I ftuar në emisionin ”Ekopolitikë” në ”RTV Ora” nga gazetari Besart Kadia, ai tha se nëse kjo do të ndodhte do të ishte karastrofë, pasi Rama po kap gjykatat e jo më numëruesit e votave.

Ergys Mërtiri: ”Në gjykimin tim, suksesi i asaj marrëveshjeje, nëse mund ta quajmë të suksseshme për opozitën, është pengimi që Rama të shtjerë në dorë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ai edhe mund ta bënte, i ka votat në parlament. Mund të ndryshojë kushtetuën sot. Duhet një rrugë që opozita të hyjë në sistem, pra të gjejë një mundësi për të hyrë në zgjedhje. Të hyjë në sistem pa i zhbërë rregullat në funksion të dëshirave dhe të nevojave të Ramës. Nëse Rama do kishte bërë depolitizimin enumëruesve, kjo do të ishte katastrofë, sepse po shohim që Rama po kap gjykatat e jo më numëruesit.”