Mërtiri: Sipas sondazhit në RTV Ora, shihet rritje e opozitës dhe rënie e Partisë Socialiste

Mërtiri: Sipas sondazhit në RTV Ora, shihet rritje e opozitës dhe

Në një intervistë për Ora News, pedagogu Ergys Mërtiri u shpreh se sondazhi i zhvilluar nga Antonio Noto në RTV Ora tregon rritje të opozitës dhe rënie të Partisë Socialiste në tërësi.

Për Mërtirin PS nuk krijon dot një mazhorancë dhe shtoi se 27% i të pavendosurve është një shifër shumë e lartë.

Mërtiri theksoi se kjo vjen pasi njerëzit hezitojnë nga propaganda që u thotë se të gjitha palët janë njëlloj dhe nuk ke kë të votosh.

Mërtiri: Sondazhi tregon rritje të opozitës dhe rënie të Partisë Socialiste në tërësi. Nuk e di se si kanë qenë sondazhet e tjera, por këtë herë kemi një shifër më të lartë të të pavendosurve. Kemi edhe jnë rënie të LSI-së, sepse kjo parti nuk nxjerr në zgjedhje këtë rezultat, por merr një rezultat më të madh. Me këtë rezultat besoj se PS nuk prodhon dot një mazhorancë. Ky 27% i pavendosur më duket shumë i lartë dhe nuk besoj se do të jetë kaq në zgjedhje.

Mendoj se njerëzit i bën që të hezitojnë është propaganda që thotë se të gjitha palët janë njëlloj dhe nuk ke kë të votosh. Kjo mendoj se ka rritur përqindjen e të pavendosurve. Po ashtu mendoj se shqiptarët kanë frikë që të shprehen, ose të thotë "PO" dhe të veprojnë në mënyrë të kundërt. Një pjesë e të pyetjeve në sondazhe gënjejnë dhe në vendin tonë kjo ndodh më shumë, se është ajo frika që pushteti të heq nga puna ose të shantazhon. Ka shumë njerëz që kanë dyshime se nga vjen telefona. Besoj se ky 27% nuk është real.

Vendi Lajme Opozita Politikë rritje ergys mertiri Partia Socialiste Intervista në Ora News sondazhi RTV Ora Antonio Notto

EMISIONET