Për të dytën ditë me radhë këngëtarë e muzikantë protestuan para Kryeministrisë kundër vendimit për ndalimin e muzikës pas orës 20:00.

Sociologu, Ergys Mërtiri, në një intervistë për Rtv Ora thotë se ky vendim është në vazhdën e një sërë vendimesh të tjera abuzime të qeverisë, e cila pamundësinë për të menaxhuar pandeminë ua faturon si kosto qytetarëve.

Mërtiri: Edhe kjo është pjesë e kësaj çmendurie, nuk e kuptoj si muzika është arsyeja.E sigurtë është që dështimin e vet për të menaxhuar situatën e pandemisë Rama kërkon ta mbulojë duke ja faturuar gjithë koston qytetarëve.Nëse kemi sektor ku është masivisht vendi i punësuar është shërbimi i argëtimit dhe akomodimit, sidomos tani që është kulmi i turizmit. Kam qenë në Dhërmi, dhe ndalohen beach baret. Ndërkohë në mes të Drimadhes sot ka tre ndërtime të reja në breg të detit me ndërtesa mbi 5 kate.Për të ndërtuar me beton duke i kërcyer mbi shpinë bregut të detit por një çadër për të shitur kanaçe në breg të detit nuk mund ta bësh sipas qeverisë.