I ftuar në RTV ORA, sociologu Ergys Mërtiri u shpreh se prokuroria ka fillua r të lëvizë në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Mërtiri tha se shpreson që SPAK-u së paku të vërë një sekuestro preventive që të mos vazhdojë ajo q ai e quajti si një krim.

Mërtiri: Në Prokurori gjërat po lëvizin në lidhje me çështjen e teatrit. Po ashtu pritet të nisë edhe një hetim për Bjarke Ingels. Kompania e tij është e regjistruar edhe atje. Ata na kanë vënë në dijeni që e kanë marrë në konsideratë çështjen tonë. Ne shpresojmë që SPAK-u të lëvizë për këtë çështje, së paku të vërë një sekuestro preventive që të mos vazhdojë më krimi. Veliaj nuk kishte projekt gati dhe e shembi teatrin duke thënë se e kishte bërë projektin. Tani lëviz SPAK-u, lëviz edhe Veliaj. Si ka mundësi që e gjitha kjo po bëhet në fshehtësi të plotë!

Mërtiri ngriti shqetësim edhe për ndërtesa të tjera me vlerë si Sarajet, Akademia e Shkencave dhe Teatrit i Operas.

Mërtiri: Rrezikojnë edhe Sarajet që janë arkitekturë me ndikim osman dhe është një ndërtim me shumë vlerë. Unë e di që ia kanë vënë syrin. Është Teatri i Operës që i lihet Zana Çelës. Kështu bënë edhe me Teatrin Kombëtar. Të njëjtën gjë thonë se do të bëhet edhe te Akademia e Shkencave. Rama mendon se është më i zgjuar se vetë arkitekti që ka projektuar Tiranës aso kohe. Edhe parku i Liqenit është kafshuar në vazhdimësi. Por këta i mbajnë të fshehura projektet, vetëm kur i sheh betonieret që futen. Këta kanë pasur projekte pafund për të kafshuar se ka vlerë vetëm para që vidhet.

Këtu po ndërtohen në qendër mbi 20 kate, ku do të kalojnë makinat, ku do të rrinë këta njerëz, ku do të ulen në parqe apo dike tjetër? Në fakt, po këta jetojnë në periferi. Rama jeton në bunker në gjelbërim, ndërsa qytetarëve u ngul beton e kulla.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti A. Kurti