Ditën e djeshme (7 shtator), filloi sesioni i ri parlamentar, ku hapja 100% e listave, ishte një nga çështjet që u diskutua.

Kryeministri Rama tha se listat do hapeshin 100%,  nëse garantohet barazia gjinore.

Por, për sociologun Ergys Mërtiri, listat e hapura nuk do sjellin ndryshim të madh, pasit të njëjtët persona do kandidojnë, të vendosur përsëri nga kryetarët e partive.

Ergys Mërtiri: ”Flitet që është duke shkuar drejt një varianti që listat do të jenë plotësisht të hapura. Unë personalisht kam qenë kritik me formën e sistemit, mazhoritar apo propocional. megjithatë mendoj se listat e hapura nuk do sjellin një ndryshim transformim të madh. Po ata njerëz janë, po këta kryetar do zgjedhin njerëzit që do përfshihen në listë. Nga ana tjetër, partitë janë motor i fuqishëm për të përcaktuar se kush do fitojë. Partitë nuk janë të prirura në përgjithësi të votojnë figura publikë të cilat munf të jenë në shërbim të qytetit apo qytetarëve. Janë të prirura të mbështesin politikisht kur votojnë. Kjo i hap rrugën kandidatëve të cilët mbëhteten nga oligarkët, pra, favorizon një lloj kandidati që ka fuqi financiare dhe mediatike. Kandidatët e thjeshtë e kanë të vështirë të fitojnë. Listat e hapura nuk sjellin dëm të madh por as sukses të madh.”

I ftuar në ‘Ora News’, Mërtiri tha se çështja e hapjes së listave u risolll nga kryeminsitri Rama, jo për të rritur cilësinë e deputetëve, por për të shmangur koalicionet.

Sipas tij, me koalicione, Rama është 100% i humbur në zgjedhjet e 25 prillit.

Ergys Mërtiri: ”I gjithë debati mbi listat dhe sistemin zgjedhor, ka qenë më shumë një flluskë mediatike, e cila është përdorur edhe nga politika për të spostuar vemendjen nga politika e ditës. Edhe vetë kodi elektoral nuk është propozuar për t’u ndryshuar nga të huaj, për shkak se do rregullojë zgjedhjet në Shqipëri. Por, është gjetur si një klauzolë për të ulur palët në tavolinë dhe për të prodhuar një konsensus politik që do fusë opozitën në zgjedhje. As tryeza nuk prodhoi konsensus, sepse Rama e prishi konensusin, vendosi të ndryshojë kushtetutën në mënyrë arbitrare. Edhe vetë çështja e listave të hapura u risoll nga Rama, jo pëër efekt elektoral, për të rritur cilësinë e deputetëve. Gjithçka u bë për një qëlim të vetë, të shmangë koalicionet. Ramës nuk i leverdisin koalicionet. Me koalicione Rama është 100% i humbur. Nuk mund ta imagjinosh një kryeministër që ndryshon kushtetutën me një opozitë qesharake.”

Intervistoi në studio Sebastian Zonja, përgatiti për online Renato Çaushi.