I ftuar në Tempora në RTV Ora nga Sonila Meço, pedagogu Ergys Mërtiri u shpreh se ka një përjekje për të manipuluar se si sërviren të dhënat lidhur me kovidin.

Ai shtoi se në vendin tonë nuk ka të dhëna për kovidin, por vetëm fabrikohen.

Ergys Mërtiri: Ka një përpjekje për të manipuluar se si sërviren të dhënat lidhur me kovidin. Në vendin tonë nuk ka të dhëna për kovidin, por vetëm fabrikohen. Ne kemi të dhëna që rriten dhe ulen sa të dojë  qeveria. Sot më vjen një mesazh nga Facebook, ku më thotë se ky postimi është fshirë se është në kundërshtim me standardin e informacionit, duke bërë kështu censurë.

Unë mund të gaboj, edhe pse kam cituar një mjek të rëndësishëm. Por liria ka kuptim që të gabojmë. Në totalitarizëm shteti cakton se çfarë nuk është e drejtë. Në një shtet demokratik shteti diskuton.