‘Mos më refuzo’ ka qenë një nga këngët më të pëlqyera për të gjithë shqiptarët gjatë vitit 2004. Ky ka qenë një bashkëpunim me Bleros, dhe një këngëtari latin tepër të talentuar të quajtur De Camada.

Pas suksesit me këngë, të gjithë menduam se mbase De Camada mund të ketë vazhduar një karrierë të suksesshme në Amerikën Latine, por Blero konfirmon të kundërtën.

I ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV Ora, ai ka treguar për moderatoren Ester Bylyku, se ka humbur kontaktet me De Camadën, por ato që dëgjoi për herë të fundit për të, nuk ishin gjëra të mira.

Ester Bylyku: Edhe nëse nuk do të të kisha të ftuar në emision, do të gjeja një mënyrë që të ta bëja këtë pyetje: Çfarë ka ndodhur me De Camadën? Keni bërë një këngë të bukur bashkë.

Blero: Mesa di unë, është kthyer në El Salvador, dhe nuk kam dëgjuar diçka të mirë kohët e fundit për të, por i është futur disa rrugëve jo të mira. Shpresoj të jetë mirë atje ku është. Ndoshta edhe është kthyer në Suedi, nuk e di këtë, por informata ime e fundit ishte që ai  rikthye në El Salvador.