Merr fund agonia, Putin uron Joe Biden

Merr fund agonia, Putin uron Joe Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Urimi ka ardhur fill pasi Biden mori fitoren nga të gjitha shtetet edhe nga Kolegji Elektoral, gjë që e zytarizon fitoren e tij.

Kremlini kishte deklaruar edhe më parë se do të priste deri në përfundim të numërimeve për të bërë një koment, edhe pse shumë vende të tjera kanë reaguar që në muajin nëntor, pas ditës së zgjedhjeve.

Nga ana ime, jam i gatshëm të kem kontakt me ju”, mësohet të ketë thënë Putin.

Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit me një rezultat të thellë ndaj republikanit Doanld Trump.

Bota Lajme SHBA Lajmi i fundit rusi vladimir putin joe biden

EMISIONET